Kosova të jetë parimore, por të tregojë fleksibilitet për targat

I dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin i tha RTV21 se Kosova duhet të jetë parimore, por edhe të tregojë fleksibilitet në çështjen e targave. Sarrazin tha se Kosova ka të drejtë në këtë çështj por bëri thirrje që të mos ndërmerren veprime që shkaktojnë trazirë. Në bisedë me kolegun Fatmir Aliu, I dërguari gjerman Sarrazin, fillimisht u pyet mbi ndikimet e veriut të Kosovës në çështjen e sigurisë në gjithë rajonin.
Sarrazin: Mendoj se është e rëndësishme që fundi i muajit të mos sjell incidente apo probleme, siç ka pasur të të kaluarën, në anën tjetër është e qartë se qëndrimi i liderëve të Kosovës është i drejt, por ndonjëherë duhet pasur parasysh edhe situatën në terren, kështu që mendoj se është e rëndësishme që palët të jenë parimore dhe fleksibile. Çështja e targave nuk është çështje vetëm e Kosovës, të dyja palët duhet të bëjnë çdo gjë për të pasur një çasje sa më parimore dhe fleksibile për të shmangur trazirat. Nuk mund të jem më konkret se kaq, janë duke u zhvilluar diskutime për këtë dhe ne shperojmë të gjindet një zgjidhje me qëllim të shmangjes së tensioneve.
Pyetje:  Pra i mbetet palës kosovare që të shtyjë vendimin, sepse kërkesa i është bërë palës kosovare?
Sarrazin: Do të thoja që dialogu i trajton këto çështje tash e një kohë, dhe ka pasur qëndrime të qarta mbi atë se çfarë mund të bëjë Kosova sa i përket kësaj çështje. Kosova ka të drejt të ndërmarrë këto masa, kjo është e qartë, por natyrisht kjo duhet bërë në mënyrë që të mos ketë trazira, dhe këtu pra na duhet fleksibilitet, por sigurisht edhe çështja e fleksibilitetit duhet të debatohet nga palët e përfshira në dialog në këtë rast edhe nga i dërguari Lajçak, dhe çfarë do që mund të thoja unë do të ishte, bëni çfarë thotë ai, shtetet anëtare qëndrojnë pas përfaqësuesit të posaçëm të BE-së, sepse ne jemi shtete anëtare dhe jemi pjesë e makinerisë së madhe të BE-së. Së dyti, duhet të ketë zgjidhje fleksibile edhe sa i përket mos përmbushjes së disa zotimeve nga Kosova. Vendimi i Kosovës është i drejt, ka pasur përpjekje për gjetjen e një zgjidhjeje për këtë por nuk është gjetur, andaj Kosova mund të ndërmarrë masa, por mendoj se kjo duhet bërë në atë mënyrë që ato të funksionojnë. Janë disa ide në tavolinë, shpresoj të gjindet një zgjidhje pa trazira të mundshme.
Pyetje:  Ju jeni diplomat, unë nuk jam, si  gazetar unë kam parë, kam ndjekur bisedimet e Ahtisarit, biedimet e Trojkas, dhe kujtoj se mund të ketë plan A, B, C, D madje edhe E.
Sarrazin: Përgjigja ime do të ishte se mendoj se në këtë fazë, gjatë këtyre javëve para samitit të Berlinit, disi kemi krijuar një atmosferë pozitive, njerëz të ndryshëm të bashkuar në projekte të përbashkëta, ndonëse nuk pajtohen në gjëra tjera, kam ndjesinë që ëshët krijuar një atmosferë dhe një momentum pozitiv, nuk e di nëse problemet do të mund të rrezikonin samitin e Berlinit apo jo, por le të bëjmë çdo gjë për ta ruajtur këtë atmosferë pozitive sa më gjatë që të mundemi, dhe të sjellim sa më shumë që të jetë e mundur projekte për integrim rajonal. Kjo atmosferë pozitive mund të mos zgjas përgjithmonë, në Ballkanin Perëndimor atmosfera të tilla zakonisht përfundojnë herët apo vonë, por duhet të përpiqemi të gjithë që të bëjmë që ajo të zgjas sa më shumë. Unë shoh vullnet të mirë politik si nga pala serbe ashtu edhe nga pala kosovare, sa i përket tregut të përbashkët rajonal, dhe çështje të tjera, kështu që mos të humbim këtë momentum.
Të gjitha palët duhet të mendojnë se ky është momenti kur mund të arrijmë diçka, dhe duhet të arrijmë diçka, kohë të vështira janë përpara, duhet të tregojmë unitet, nuk mund ti rregullojmë të gjitha gjërat menjëherë, por nëse përparojmë në disa çështje, parashikimet do të ishin positive që të arrihet progres edhe në çështjen e dialogut përshembull. Të krijojmë momentum kur zhvillimet positive sjellin zhvillime pozitive./21Media

Back to top button