Kosova U15 8:0 Taxhakistani

Kosova U15 8:0 Taxhakistani

Kombëtarja U15 e Kosovës së fundmi ka shënuar fitore bindëse me rezultat 8:0 ndaj Taxhakistanit në ndeshjen e parë në “UEFA Development Tournament”, që po zhvillohet në Kamëz nën organizimin e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Skuadra e drejtuar nga Gazmend Haliti dhe Isa Sadriu e ka mbizotëruar plotësisht lojën dhe ka arritur të shënojnë 8 gola në portën kundërshtare.

Në këtë ndeshje, lojtari më i mirë ishte Elton Krasniqi, me katër gola të shënuara, derisa nga dy gola i kanë shënuar Leart Halimi dhe Edvin Hodolli.

Ndeshjen e radhës, Kosova U15 do ta luajë më 21 shtator kundër Estonisë./21Media