Përfaqësuesja e Kosovës në futboll nën moshën 21-vjeç ka shënuar sonte fitore në stadiumin “Fadil Vokrri” kundër Andorrës me rezultat 1:0.

Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Mirlind Dallku në minutën 62, duke i siguruar kështu Kosovës fitoren e tretë në grupin C kualifikues për evropian.

Kosova renditet e katërta në tabelë me 9 pikë, ndërsa kryeson Anglia me 20 pikë, para Austrisë me 15 dhe Shqipërisë 11. Në pozitat katër dhe pestë renditen Turqia dhe Andorra me 8, përkatësisht 5 pikë.