Kosova vazhdon ngritjen pavarësisht humbjes

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka shënuar ngritje në ranglistën e FIFA-s pavarësisht humbjes nga Turqia të martën mbrëma në finale të plejofit.
Nga pozita e 79-të, në të cilën ishte në janar, Kosova është ngritur në pozitën e 78-të.
Ranglista e re e FIFA-s u publikua të mërkurën.
Pozita e 78-të është më e mira e Kosovës deri më tani. Në ngritjen e Kosovës ka pasur ndikim fitorja 4:3 në gjysmëfinale të plejofit ndaj Sllovakisë të enjten e kaluar në Bratislavë.