Tani shtetasit e Gjermanisë nuk do të mund të hyjnë në Kosovë pa e poseduar një test PCR-Negativ. Pas rritjes së rasteve me COVID-19 gjatë ditëve të fundit, edhe ky shtet i është bashkuar listës së shteteve me rrezik të lartë infektimit.

Përveç Gjermanisë, kësaj liste i janë shtuar edhe tri shtete tjera, duke bërë kështu që numri i vendeve me rrezik të lartë të infektimit të shkojë në 24.

Shtetet që Kosova i konsideron me rrezik të lartë të infektimit, janë: Franca, Spanja, Britania e Madhe, Italia, Gjermania, Belgjika, Holanda, Çekia, Polonia, Rumania, Portugalia, Austria, Hungaria, Irlanda, Sllovakia, Danimarka, Bullgaria, Kroacia, Sllovenia, Luksemburgu, Malta, Islanda, Qiproja dhe Lihtenshtajni. Këto shtete kanë mbi 120 raste të infektimeve në 100 mijë banorë.

Ndërsa, shtetet, banorët e së cilave lejohen të hyjnë në vend pa e poseduar një test të tillë janë: Suedia, Greqia, Norvegjia, Finlanda, Latvia dhe Estonia.