Kosova zhvillon ndeshjen vendimtare në Ligën e Kombeve

Kombëtarja e Kosovës do ta zhvilloje sot ndeshjen vendimtare në kuadër të Ligës së Kombeve ku do të ballafaqohet me Qipron në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Situata në grupin 2 të Ligës C është tejet e komplikuar dhe rreziku që Kosova të përfundojë si e fundit në këtë grup është mjaftë e madhe.
“Dardanët” kanë gjashtë pikë në këtë grup, vetëm një më shumë se Qipro që renditet e fundit me një pikë më pak.
Greqia është liderë e grupit, kurse në vendin e tretë është Irlanda e Veriut me pesë pikë.
Ndeshja do të zhvillohet nga ora 20:45.

Back to top button