Nesër mbahet ceremonia e inaugurimit të Presidentit të Amerikës, Joe Biden.

Biden dashuri dhe përkrahje ka edhe nga shqiptarët. Artisti kosovar, Alkent Pozhegu ka krijuar një portret të Bidenit duke përdorur drithëra dhe fara.

Alkenti ka thënë se këtë punë artistike e ka bërë për ta falënderuar Bidenin për ndihmën që ai e ofron për Kosovën dhe mbështetjen e vazhdueshme.

A work of art in honor of the inauguration of Mr. Joe Biden President of the United States of America. …

Posted by Alkent Pozhegu on Monday, January 18, 2021

Alkent Pozhegu është fitues i tre çmimeve Guinness me portretet e veçanta që ai realizon me grurë, misër, fasule, fara luledielli./21Media