KOSTT njofton se sot nuk ka pasur reduktime të energjisë elektrike

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës -KOSTT, ka njoftuar se sot, më datë 30 dhjetor, nuk janë aplikuar kufizime në konsumin e energjisë elektrike.
Kjo, sipas tyre, është si rezultat i sigurimit të energjisë elektrike të nevojshme për të mbuluar konsumin për ditën e sotme nga operatorët përgjegjës në treg, andaj për qëllime të balancimit të sistemit KOSTT nuk ka dhënë instruksione për redukime.
KOSTT ka bërë thirrje që qytetarët të shfrytëzojnë energjinë elektrike në mënyrë sa më racionale duke kursyer aty ku është e mundur.
“Në vijim të mobilizimit të të gjithë akterëve relevant për tejkalimin e situatës, kërkohet nga të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë energjinë elektrike në mënyrë sa më racionale duke kursyer aty ku është e mundur që të shmanget zbatimi i masave të parapara me Kodin e Rrjetit/Kodi Operativ për evituar paraqitjen e jobalanceve të theksuara në mes të konsumit të energjisë elektrike në vend dhe energjisë së siguruar nga operatorët përgjegjës në treg”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button