Në fillim të këtij muaji profesroi, Bajram Kosumi publikoi librin “Letërsia nga burgu”. I ftuar në emisonin e pasdites “BonBon”, Kosumi tregoi se cili kapitull është i preferuar në këtë liber për të.

“Një prej kapitujve më të mirë për mua personalisht është fjalori i fjalëve kyqe, nuk është shpikje e imja se pari e kanë folur formalistet rus teoria e tyre thotë se ne çdo tekst ka disa fjalë te cilat nëse i studion ato e kupton tekstin me lehte”, ka thënë Kosumi.

Libri ”Letërsia nga burgu” përmbanë analizat e teksteve të poetëve dhe shkrimtarëve shqiptarë që shkruan në burgje.