Kovaçevski: Propozimi francez është i papranueshëm

Kryeministri Dimitar Kovaçevski njoftoi se Maqedonia e Veriut nuk e pranon propozimin francez për zgjedhjen e çështjes Shkup-Sofje, përcjell TV21. Kovaçevski tha se për të nisur bisedimet deri në fund të qershorit, duhet të plotësohen kërkesat e Maqedonisë së Veriut.
“Propozimi në këtë formë, siç është për momentin është i papranueshëm për mua, për presidentin e shtetit, për Qeverinë, partnerët e koalicionit dhe qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Nëse gjatë presidencës franceze arrihet mirëkuptim për pozicionet tona, ne jemi të gatshëm të përfshihemi në bisedime për të njëjtat që të nisen bisedimet deri në fund të qershorit.”, tha mes tjerash Kovaçevski./tv21.tv

Back to top button