KQZ certifikoi rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit

VV 50.28 për qind, PDK 17 për qind, LDK, 12.73 për qind, AAK 7.12 për qind…

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi rezultatin e zgjedhjeve.
Iu vu pikë një procesi zgjedhor që u vlerësua shembull i një fushate pa ndonjë incident dhe u quajt model i sjelljes qytetëruese të votuesve në ditën e zgjedhjeve.
Ç’ është e vërteta, ndonjë kandidat për deputet dhe subjekt me keqpërdorime të votave ia vunë ndonjë njollë këtij procesi zgjedhor, por vlerësimi i përgjithshëm mbeti se Kosova, sidomos në ditën e zgjedhjeve, ta sillte ndërmend ndonjë shtet me demokraci të konsoliduar prej kohësh.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve paradite kumtoi të dhënat përfundimtare.
Vetëvendosje rriti pakëz përqindjen. Përfundimisht fitoi 50.28 për qind të votave./21Media

Back to top button