Elezi: Për qytetarët pozitiv ekipet mobile të KQZ-së do t’u shkojnë në shtëpi

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, vlerëson se këto zgjedhje në Podujevë dhe në Mitrovicën e Veriut janë më të veçanta për shkak të pandemisë Covid-19. Thotë se për mbarëvajtjen e zgjedhjeve KQZ-ja i ka ndërmarr të gjitha masat duke u konsultuar edhe me institucionet shëndetësore për mbrojte. Ndërsa, për qytetarët e këtyre dy komunave të cilët kanë rezultuar pozitvë, KQZ-ja do të dërgoj ekipet mobile në shtëpitë e tyre për të votuar./21Media