Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë do të vëzhgojë zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri, ku do të bëhet zbatimi i votimit të numërimit elektronik për herë të parë në Shqipëri. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se vëzhgimi i këtyre zgjedhjeve është edhe fryt i bashkëpunimit që ka KQZ-ja e Kosovës me atë të Shqipërisë./21Media