KQZ-ja pezullon aktivitetet për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në veri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar vendimin e Presidentes së Republikë së Kosovës, Vjosa Osmani, për shtyrjen e zgjedhjeve në veri të vendit.
Sekretariati i KQZ-së rekomandoi të pezullohen gjitha aktivitetet për zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri.
Lidhur me këtë është miratuar kërkesa e Sekretariatit.
Si pasojë e tensioneve në veri, Presidentja Osmani në konsultim me partitë politike vendosi t’i shtyejë zgjedhjet e jashtëzakonshme të 18 dhjetorit, e ato për kuvende komunale më 25 dhjetor, për datën 23 prill të vitit të ardhshëm./21Media

Back to top button