Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve iu është drejtuar me një letër dy partive kryesore në Shqipëri PD dhe PS, me ç’rast ku iu kërkon të heqin posterat elektoralë nga godinat publike.

Partia Socialiste, materialet propagandistike të fushatës i ka shfaqur  në disa institucione publike në gjithë vendin, si Bashkinë e Gjirokastrës, Radio Shkodrën etj.

Ndërsa, rasti i parë i afishimit nga ana e koalicionit opozitar PD-AN,  ishte ai te Universiteti Politeknik i Tiranës.

Sipas ligjit, ndalohet afishimi i materialeve propagandistike në fasadat e godinave të banimit, institucionet publike apo ambientet rrethuese pranë tyre, parqet, në pemët e qytetit dhe shtyllat e ndriçimit./oranews