Kaloni te përmbajtja kryesore

KQZ mban të mërkurën mbledhjen për certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, për RTV21 ka konfirmuar se KQZ do të mbajë mbledhjen e radhës të mërkurën më 8 korrik në orën 11:00 e ku në rend dite është certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit.

Ky vendim për mbledhje është marrë pasi Gjykata Supreme ka refuzuar të gjitha ankesat e paraqitura.

“Ju njoftoj se të mërkurën (8 korrik 2026, ora 11:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës. Në rend dite është certifikimi i rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat janë mbajtur më 7 qershor. Mbledhja është caktuar pas vendosjes nga Gjykata Supreme për ankesat e paraqitura në këtë institucion”, ka thënë Elezi.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button