KQZ: Nuk ka afat ligjor për publikimin e rezultateve përfundimtare

11.800 zarfe të mërgatës u miratuan, 4950 u refuzuan

Duket se vlerësimi i votave të mërgatës dhe pastaj numërimi i tyre do të marrin më shumë kohë. Por edhe pjesëmarrja e mërgimtarëve në zgjedhjet e 14 shkurtit ishte dukshëm më masive sesa në zgjedhjet e mëparshme. Të dhënat me të reja të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tregojnë se deri tani janë miratuar si të vlefshme 11 mijë e 800 zarfe me fletëvotime të mërgatës, ndërsa janë refuzuar 4 mijë e 950 zarfe./21Media

Back to top button