KQZ tregon se sa mund të shpenzojnë partitë politike

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për të kufizuar shumën e shpenzimeve të fushatës zgjedhore për subjektet politike që do të çertifikohen për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Sipas KQZ-së, një subjekt politik ka të drejtë të shpenzojë deri në 934 mijë e 831 euro, pra 0.5 euro për votues të regjistruar.

Vendimi i KQZ-së mbështetet në të dhënat e listës jo përfundimtare të votuesve, sipas të cilës numri i votuesve në vendin tonë është 1 milion e 869 mijë e 662 votues./21Media 

Back to top button