KQZ ka miratuar udhëzimin për regjistrim dhe votim të votuesve me COVID- 19 dhe atyre të vetizoluar në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut.

Këta persona do votojnë përmes ekipeve lëvizëse që do të formojë ky institucion.
Ndërkaq, në mbledhjen e sotme të KQZ-së u bë e ditur se në këto zgjedhje janë pranuar 450 aplikues nga jashtë për të votuar me anë të postës.

Krahas kësaj, KQZ vendosi që të enjten të hedhet shorti për renditjen në fletëvotim të subjekteve politike dhe kandidateve në zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut.