Kraja: Pavarësinë e Kosovës e kemi përjetuar si synim jetësor

Ekspozitë për Pavarësinë e Kosovës

Në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës është hapur ekspozita artistike, kushtuar 12-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Kryetari Mehmet Kraja, ka theksuar se Pavarësinë e Kosovës duhet ta konsiderojmë si vlerë, që duhet çmuar, me të cilën duhet të mburremi dhe duhet ta ruajmë me paqe e pasion.

 

Ne këtu në Akademi jeni një gjeneratë që Pavarësinë e Kosovës, kryesisht e kemi përjetuar si synim jetësor, se kush si ëndërr, se kush si ideal të paarritshëm, por të gjithë në një mënyrë, bashkë me ju të gjeneratës më të re, pavarësinë e Kosovës e konsiderojmë vlerë, që duhet çmuar, me të cilën duhet të mburremi dhe duhet ta ruajmë me paqe, pasion, siç e kemi krijuar dhe me po aq sakrificë, siç e bëmë historinë e saj”, tha ai.

Ai deklaroi se të gjithë se bashku, duam që pavarësia e Kosovës të jetë histori suksesi dhe në çdo përvjetor të saj ta ndejmë se Kosova është atdheu ynë dhe se nuk kemi një tjetër vend ku mund të jetojmë dhe ku mund t’u japim pamje ëndrrave tona./21Media

Back to top button