Sulmuesi kroat, Andrej Kramariq shënoi dy gola në fitoren e Hoffenheim kundër Kolnit në shtëpi me rezultatin 3:0.

Kramariq shënoi të dy golat nga penalltia në minutat 7 dhe 75. Portieri mysafir, Timo Horn u hodh në drejtim të gabuar në të dyja penalltitë, dhe Kramariq shënoi golat e tij të 11-të dhe 12-të në këtë sezon, përkatësisht 16 dhe 17 në total për klubin në të gjitha garat.

Lojtari i kombëtares kroate ka luajtur për Hoffenheim vetëm 19 herë në sezonin e ri dhe përveç golave të përmendur, ai gjithashtu regjistroi dy asistime.

Me këta gola, Kramariq bëhet shënuesi më i mirë kroat në Bundesligë i të gjitha kohërave. Ai tani ka 74 gola, dy më shumë se Ivica Oliq.

Ekipi i Kramariq tani rënditet në pozitën e 11 në tabelë me 22 pikë ose shtatë më shumë se Këlni në vendin e 16-të, i cili çon në kualifikime shtesë për mbijetesë në Bundesligë.