Krasniqi: ​Nga nesër s’ka më listë të pritjes për rezonancë magnetike

 

 

 

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, ka thënë se nuk ka më listë të pritjes për rezonancë magnetike.

Përmes një postimi në Facebook ai ka thënë se është eliminuar në tërësi lista e pritjes.

Nga nesër pacientët nuk do të presin më për kryerjen e Rezonancës Magnetike. Edhe përkundër fokusit në pandeminë COVID-19, me angazhimin menaxherial dhe profesional të stafit të Radiologjisë është arritur të eliminohet në tërësi lista e pritjes”, ka shkruar Krasniqi.

Back to top button