Ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi sot për herë të parë është marrë në pyetje nga prokurorët e Dhomave të Specializuara.

Krasniqi para prokuorëve ka deklaruar se adresa e krejt kësaj maskarade është në Beograd.

“S’do të ndihesha mirë po të isha në shërbim të politikave të krimeve dhe krimeve të gjenocidit të Serbisë për të cilat edhe një prokuror serb këto ditë tha pasi është ngritur aktakuza që ka qenë prokuror nga viti 2003 unë mendoj se adresa e qartë se krejt kësaj maskarade është ne Beograd dhe te mbështetësit e politikave te saj kudo qofshin ato”, ka thënë Krasniqi./21Media