Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi ka thënë se ka qenë dy herë dëshmitar në tribunalin e Hagës dhe i ka thënë të gjitha. Sipas tij po të kishte një dëshmi kundër tij, tribunali i Hagës do e dënonte.

“Për Ish-Jugosllavinë ka qenë një tribunal, dhe në tribunali e Hages ka pas te akuzuar nga Kosova, unë kam qenë dy herë dëshmitar në tribunalin e Hagës e kam thënë krejt atë që kam pas me thanë, po te kishte një dëshmi një fakt te inkriminuar jam i bindur që tribunalii Hagës do me dënonte.”, ka thënë ai.

Krasniqi shtoi se Akademia e Shkencave të Serbisë ia arriti qëllimit, u krijua një tribunal krejt një etnik.

“Une e shoh këtë si përpjekje të fundit se në vitin 2006 Akademia e Shekncave të Serbise e ka bërë këtë përpjekje pasi që ajo ishte pjesa kryesore e tribunalit te Hages të ndërtonte një tribunal edhe për Kosovën ia arriti qëllimit duke krijuar një tribunal krejt etnik,  nuk besoj që ka njeri mbi 30 vjeçar që se din se kush ka bërë krime në Kosovë”, ka thënë Krasniqi./21Media