Krasniqi akuzon ARKEP-in: Nuk po e parandaloni shitjen e IPKO-s te Serbia

 

Anëtari i Komisionit për Ekonomi, Memli Krasniqi ka akuzuar bordin e ARKEP-it që asnjë hap dhe asgjë zyrtarisht nuk ka vepruar për ta parandaluar shitjen e IPKO-s Serbisë, që është një kërcënim serioz që mund t’i bëhet vendit.

Krasniqi nga PDK ka fajësuar ARKEP që nuk ka ftuar ende IPKO-në të raportojë për këtë proces.

Ai ka cilësuar këtë proces si një prej problemeve më të mëdha që po i shfaqet Kosovës që nga pas lufta.

“Ju jeni takuar me kryeministrin vetëm pasi ai ka shprehur interesim. Bash asgjë s’jeni duke bërë në këtë drejtim ose s’keni marrë asnjë hap. Keni pas të drejtë të ftoni edhe IPKO-në për këtë pasi po besoj edhe janë të obliguar t’ju raportojnë. Kështu që ju edhe nuk guxoni të votoni pro shitjes së IPKO-s Serbisë. Ju edhe të votoni, ne do ta shfuqizojmë atë vendim. Sepse ju jeni bord i votuar nga Kuvendi”, tha Krasniqi gjatë raportimit të bordit të ARKEP në Komisionin parlamentar për Ekonomi./kp

Back to top button