Ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi për herë të parë sot është duke u marrë në pyetje nga prokurorët e Dhomave të Specializuara.

 Krasniqi,ka thënë se asnjëherë nuk i ka trajtuar njerëzit ashtu siç Dhomat e Specializuara e trajtuan atë prej ditës së arrestimit e deri në paraqitjen e sotme.

“Dua të them këtu se unë jam arrestuar më 4 nëntor në aktakuzë po na quani ndërmarrje kriminale e përbashkët. Unë dua të deklaroj sot se kurrë në jetën time, në asnjë rast të vetëm nuk i kam trajtuar njerëzit as kaq se si më trajtuat mua nga ndërtesa e burgut deri në këtë ndërtesë”, ka thënë ai./21Media