Krasniqi bën homazhe në Prekaz, uron ish- krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, me rastin e ditës së Pavarësisë së Kosovës ka bërë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Krasniqi ka deklaruar se në këtë ditë përkujtojnë të gjithë të rënët për lirë. Derisa ka përmendur edhe ish-udhëheqësit e UÇK-së që po mbahen në Hagë, duke thënë se kjo është padrejtësi ndaj tyre.

“Për të shfaqur edhe njëherë respektin dhe përuljen para sakrificës sublime të Jasharëve dhe për të uruar dhe përkujtuar të gjithë të rënët për lirinë e popullit tonë. Në këtë moment po ashtu dëshiroj t’i uroj të gjithë ushtarët e UÇK e në mënyrën më të veçantë t’i uroj për këtë ditë të Pavarësisë udhëheqësit e UÇK-së që po mbahen padrejtësisht në Hagë, presidentin Thaçi, ish kryetaret e Kuvendit Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, ish deputetin

Selimi e ish-bashkëluftëtaret e tyre”, ka deklaruar Krasniqi.

Më tej ai ka porositur se të përmbueshen zotimet për të punuar për të ardhmen e Kosovës.

“Kjo është dita ku besoj se secili prej nesh duhet të ripërkushtohet dhe të ripërsërisë zotimet tona për t’i shërbyer Kosovës ndershëm e drejtë, për të punuar për një të ardhme më të mirë për secilin qytetarë të Kosovës. Gëzuar 16 vjetori i Pavarësisë të gjithëve e paqmi Kosovën përjetë”, ka thënë Krasniqi./21Media

Back to top button