Krasniqi: Çitaku do të jetë ndër shtyllat kryesore të vizionit tonë të ri

Kryetari i porsazgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka theksuar se brenda muajit do të zgjedhin edhe kryesinë e re të PDK-së. Ndërkohë, ai ka bërë të ditur se në rrugëtimin për reformim të PDK-së do të jetë edhe ish-ambasadorja Vlora Çitaku. Ai është zotuar për opozitë aktive, meqë sipas tij qeveria aktuale është e zbehtë dhe pa rezultate.
Pas përfundimit të konventës zgjedhore, Krasniqi para medieve ka thënë se sot është rikonfirmuar uniteti dhe demokratizimi në parti.
Krasniqi e bëri të ditur se në rrugëtimin për reformim të PDK-së do të jetë edhe ish-ambasadorja Vlora Çitaku.
“Pa dyshim që Vlora Çitaku është një nga bashkëpunëtoret e mia të hershme, të parat. Përveç që ne njihemi shumë para angazhimit tonë politik edhe fakti që kemi edhe respekt të ndërsjellë, të jashtëzakonshëm, ne kemi rrugëtuar politikisht bashkë për shumë vjet. Kemi pasur fatin që të marrim përgjegjësi instituicionale pothuajse në kohën e njëjtë. Jemi zgjedhur bashkë deputet në viin 2007 dhe krejt rrugëtimin tonë politik e kemi të përafërt dhe shumë bashkëpunues. Unë shpresoj shumë dhe pres që Vlora të jetë ndër shtyllat kryesore të vizionit tonë të ri dhe kapitullit të ri politik”, ka thënë ai.
Memli Krasniqi është kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës. 469 delegatë të Konventës së dhjetë zgjedhore të PDK-së kanë votuar pro tij, ndërsa shtatë të tjerë nuk e kanë përkrahjen kandidaturën e Krasniqit.

Back to top button