Sot për herë të parë pas 13 marsit, në Kosovë nuk është konfirmuar asnjë rasti i ri me COVID-19.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, 138 mostrat e testuara sot kanë rezultuar negative.

Infektologu Valbon Krasniqi, ka uruar qytetarët, duke shkruar në llogarinë e tij në Facebook që koronavirusi po shkon.

ZERO raste sot. COVID-i po shkon, Vera po vjen. Urime Kosovë”, shkroi Krasniqi në Facebook.

Kujtojmë se në Kosovë janë konfirmuar 1032 persona me koronavirus, 789 prej tyre janë shëruar kurse 29 kanë vdekur./21Media