Kanë filluar ligjëratat online

Kanë filluar ligjëratat online

Shefi i departamentit të Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, Milazim Krasniqi sot tha se departamenti që ai e udhëheq ka nisur ligjërimin online.

Krasniqi sot në kuadër të emisionit “Bon Bon” tha se Departamenti i Gazetarisë ka filluar i pari me ligjërimin online, në hapësirën universitare.

Ai u shpreh që mësimi po mbahet rregullisht dhe se është duke shkuar mirë, shkruan rtv21.tv

Profesori Krasniqi më tutje tregoi se studentët janë mjaft entuziastë për mësimin online.

Ndërkohë, sot Ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami njoftoi se mësimi online do të fillojë nga 23 marsi. Barajmi përmes një videos së publikuar në Facebook kërkoi bashkëpunim maksimal nga prindërit, nxënësit dhe mësmimdhënsit në mënyrë që ky projekt të ketë sukses. /21Media