Dr.Krasniqi u bëri thirrje qytetarëve sërish:"Rrini n'shpi"!

Dr.Krasniqi u bëri thirrje qytetarëve sërish:”Rrini n’shpi”!

Infektologu Valbon Krasniqi ka deklaruar se do të shkojnë 1 deri në 1 vjet e gjysmë derisa të ketë një vaksinë për përdorim në masë të gjerë kundër Covid-19.

Sipas tij, në bazë të parashikimeve dhe duke u bazuar në të kaluarën, zbulimi i vaksinës dhe procedura deri sa të del për përdorim të gjerë, do të marrë kohë.

“Një nga faktorët favorizues në Kosovë është tradita që kemi në shtëpi për higjienën”, tha Krasniqi, duke bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi./KP