Boksieri Haxhi Krasniqi është kthyer në Kosovë vetëm disa ditë pasi ka fituar titullin e botës në boks.

Pas takimit me ministren e Kulturës dhe Sporti, Vlora Dumoshi, Krasniqi u mbajti një konferencë për media në Prishtinë.

Ai tha se sikur të mos e fitonte meçin ndaj Dominic Boesel-it do të ishte fundi i karrierës së tij, porse tani ky është vetëm fillimi drejt sukseseve të tjera.

I pyetur se grushti i së shtunës a ishte grushti më i mirë që ka dhënë deri tani, Krasniqi tha se e gjithë puna e 10 vjetëve, përvoja, sakrifica dhe sfidat ishin në atë grusht.

Titulli Kampion i Botës në Boks, Krasniqi tha se u përket edhe shqiptarëve.

 

Tutje Krasniqi nuk hezitoi të tregoj se ëndrra e tij e madhe është të boksojë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, para gjithë shqiptarëve.

Së paku gjysma e sallës kanë qenë shqiptarë, kur është gjysma shqiptarë si me qenë krejt shqiptarë. Ka qenë një ndjenjë që s’mund ta përjetoj më kurrë aq gëzim i madh që ka qenë. Ndoshta këtë ndjenjë mund ta përjetoj edhe njëherë nëse me jepet rasti që të boksojë në stadiumin “Fadil Vokrri” para gjithë mediave shqiptare e në vendin tim ku besoj se është adrenalinë tjetër”, theksoi Krasniqi./21Media