Infektologu Valbon Krasniqi në emisionin “Click” në RTV21 foli rreth situatës aktuale me Covid-19. Lidhur me atë se sa janë të rrezikuar fëmijët të preken nga ky virus, Krasniqi tha se sipas studimeve, fëmijët deri në moshën 15-vjeçare preken në masë të vogël.

“Atë çfarë e kemi parë në praktikë, por edhe studimet e autorëve në vende të ndryshme të botës kanë treguar që mosha fëmijërore është më pak e rrezikuar për tu infektuar dhe për të zhvilluar forma të rënda të sëmundjes. Shumë studime tregojnë që fëmijët deri në moshën 15-vjeçare preken në masë të vogël, në krahasim me moshat e shtyra.”, tha Krasniqi dhe përmendi disa teori që tregojnë se pse fëmijët preken më pak nga ky virus./21Media