Infektologu Valbon Krasniqi pas rezultateve për ditën e sotme të publikuara nga IKSHPK-ja, ka thënë se në Kosovë është duke filluar numërimi drejt zeros.

Sipas Krasniqit, për hërë të parë pas tetë javësh në Klinikën Infektive numri i pacientëve me koronavirus është njëshifror dhe se ky është një gëzim për të gjithë stafin mjekësor.

“Fillon numërimi drejt ZERO-s. Sonte në klinikë me 12 pacientë. Shërohen 3 prej tyre. Nga nesër me numër njëshifror të pacientëve në klinikë (vetëm 9). Saktēsisht, sot pas 8 javësh betejë me koronavirusin, fillon numërimi drejt ZERO-S”, ka shkruar ndër të tjera Krasniqi në Facebook.

Deri sot në Kosovë janë shëruar 561 persona, janë infektuar 861, kurse kanë vdekur 27. /21Media