Infektologu, Valbon Krasniqi në emisonin “Clcik” në RTV 21 tha se sa u përket masave lehtësuese duhet të bëhet kujdesshëm.

“Për mendimin tim personal qytetarët duhet ende të bartin maskat, prat të mbulojnë gojën dhe hundën sa herë që dalin jashtë shtëpive të tyre, të kenë kujdes maksimal për higjenën personale.. dhe ta mbajnë distancën.”, tha Krasniqi.

Ai po ashtu shtoi se qytetarët duhet të vazhdojnë për aq sa është e mundur të mos takojnë njerëz që nuk janë të anëtarëve të familjes.

“Ndërkohë që grumbullimet në masë as që duhet të mendohen në këtë fazë që të zbuten, pra duhet të vlejë edhe më tutje ndalesa për grumbullimin e njerëzve në masë më të madhe.”, tha Krasniqi./21Media

#Click #ValbonKrasniqi- Flet për masat e marra, thotë se situata duhet të monitorohet gradualisht

#Click #ValbonKrasniqi- Flet për masat e marra, thotë se situata duhet të monitorohet gradualisht

Gepostet von RTV21 am Dienstag, 5. Mai 2020