Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi (-48 kg) kaloi në finale të Mastersit, i cili po mbahet në Doha të Katarit.

Ndërsa, kampionia Olimpike, Majlinda Kelmendi (-52 kg) lufton për të bronztën. Ajo u mund në gjysmëfinale nga francezja Amandine Bouchard, pas penalizimeve.

Ndërkaq, xhudistja tjetër, Nora Gjakova (-57 kg) lufton për të bronztën, pasi u mund nga japonezja Tasukasa Yoshida./21Media