Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi kaloi në finale, ndërsa Majlinda Kelmendi në gjysmëfinale të Mastersit, i cili po mbahet në Doha të Katarit.

Distria në finale do të përballet me dy herë kampionen e botës, Daria Bilodid, kategoria -58 kg.

Komiteti Olimpik i Kosovës publikoi pamje nga Ipponi i Kelmendit ndaj zviceranes, Evelyne Tschoopp, në çerekfinalen e Mastersit të xhudos./21Media