Krasniqi kalon në çerekfinale të Kampionatit Botëror të xhudos

 

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi e siguroi kualifikimin në fazën çerekfinale të Kampionatit Botëror të xhudos që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Në fazën 1/8 të kësaj gare ajo triumfoi ndaj xhudistes ruse, Sabina Giliazova.

Raundin e parë Distria e kaloi pa luftë, kurse në çerekfinale do të ballafaqohet me Laura Martinez nga Spanja.

Back to top button