OAK-u mbledh bizneset e rajonit

OAK-u mbledh bizneset e rajonit

Në Punëtorinë për promovimin e rajonal të organizuar nga Oda e Afarizmit të Kosovës në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri–Perëndimore dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, kryetari i Bordit të OAK-së, Skënder Krasniqi, tha se kjo ngjarje është një mundësi e mirë për rrjetëzim dhe bashkëpunim rajonal.

Nevoja e kompanive për rritje dhe bashkëpunim duke filluar nga vendet e rajonit, e për të vazhduar edhe më gjerë, është ajo që ka frymëzuar aktivitetet e tilla rajonale. Në kohën kur çdo gjë po evoluon shumë shpejt, është e domosdoshme krijimi dhe ruajtja e raporteve me njëri tjetrin”, tha Krasniqi, duke shtuar se qëllim tjetër është edhe identifikimi i sfidave.

Kreu i OAK-s tha se bashkëpunimi i bënë më të frytshëm tregjet shqiptare.

Krasniqi po ashtu kërkoi nga qeveria Kurti që zhvillimi ekonomik të jetë prioritet.

Ministrja e Ekonomisë Rozeta Hajdari, tha se Kosova ka pasur rritje ekonomike shumë solide që nuk ka ndikuar në zhvillim të vendit.

Sipas saj, Qeveria Kurti do ta shfrytëzoi këtë rritje për zhvillim ekonomik dhe rritje të vendeve të punës.