“Gazetaria po përjeton cenimin më të madh në histori. Cenimin nga vetja”

“Gazetaria po përjeton cenimin më të madh në histori. Cenimin nga vetja”

Gazetari Besnik Krasniqi, ka propozuar një zgjidhje për të mbrojtur lajmin e vërtetë nga të ashtuquajturat “fake news”.

Ai përmes një postimi në Facebook, iu është drejtuar mediave dhe shoqërisë civilë që të sponzorizojnë një Ligj kundër “fake news”.

Por sipas Krasniqit në këtë nuk duhet të ketë dorë politika, ai ka propozuar që Ligji të hartohet na vet kolegët gazetarë. “Dora e politikës nuk do të duhej të prekte në të, meqë në Kosovën tonë i dimë tendencat e politikanëve. Ligji do të duhej të hartohej nga ne e, vetëm formalisht, të votohej pa ndërhyrje nga ligjvënësit.”, ka shkruar Krasniqi.

Ai po ashtu lajmet e rreme i ka cilësuar edhe si arkikun kryesor, sipas tij pikërisht këto ndikojnë që disa gazetarë të shihen më shumë si ‘përhapës të rrenave’.

Ai ka deklaruar se për shkak të këtyre lajmeve gazetaria po e përjeton cenimin më të madh në histori, e që këtë cenim po ia bën vetes./ 21Media