Krasniqi: Kurti ta sqarojë çfarë po ndodh në veri

Krasniqi: Kurti ta sqarojë çfarë po ndodh në veri

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka reaguar pas largimit të serbëve nga institucionet e Kosovës.

Krasniqi ka thënë se këto zhvillime në vend “shënojnë cenim të rendit publik”.

“Zhvillimet e sotme në veri të vendit shënojnë një akt të paprecedent, jo vetëm të cenimit të sovranitetit juridik e shtetëror të Republikës së Kosovës, por edhe të cenimit të rendit publik, i cili është bazë për sigurinë e jetës së të gjithë qytetarëve të asaj zone, pa dallim”, shkroi Krasniqi në Facebook.

Krasniqi u shpreh i shqetësuar nga këto zhvillime dhe ka thënë se “Qeveria e ka për obligim, t’ua sqarojë qytetarëve se çfarë po ndodh atje”.

“Jam jashtëzakonisht i shqetësuar me këto zhvillime dhe në rrethana kur nuk ka një epilog të qartë rreth tyre është obligim i qeverisë që t’ua sqarojë qytetarëve se çka në të vërtetë është duke ndodhur atje. Prandaj, kërkoj nga kryeministri i Kosovës, z. Albin Kurti, që t’ju drejtohet qytetarëve për t’i njoftuar për seriozitetin e situatës dhe për hapat që do të ndermarrin institucionet e vendit për të garantuar ruajtjen e rendit publik, jetës së qytetarëve dhe sovranitetit të vendit”, shkroi Krasniqi./21Media 

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button