Krasniqi: Largimi i Rusisë nga KiE, momentum vendimtar për Kosovën

1 min read

 

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi u ka bërë thirrje institucioneve që të nisin procedurat për antarësimin në Këshillin  Evropës.

Sipas Krasniqit, pas largimit të Rusisë nga ky këshill është momentumi i duhur.

“Prandaj, kjo situatë e re e krijuar, që rritë shanset e Kosovës për pranim në Këshillin e Evropës, duhet të shndërrohet në agjendë me prioritet shtetëror dhe të trajtohet në mënyrë emergjente – duke u ndjekur të gjithë hapat e nevojshëm që mundësojnë anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare. Qeveria nuk duhet ta humbas këtë rast. Partia Demokratike e Kosovës, si lidere e Opozitës, është e gatshme që të jap të gjithë kontributin e saj në këtë proces të rëndësisë së madhe për shtetin tonë.”, ka thënë Krasniqi.

Paraprakisht kryetari i PDK-së ka kritikuar institucionet e shtetit se nuk po e shfrytëzojnë si duhet këtë momentum./21Media