Krasniqi: “Memet” e Gërvallës më të popullarizuara se serialet humoristike

 
Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka kritikuar qeverinë për punën në politikën e jashtme. Ai ka thënë se Kosova nuk ka politke të jashtme .
Sipas tij ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla po prodhon skandale humoristike në politiken e jashtme .
“E gjithë kjo mësymje, e ky vakuum po tentohet të plotësohet nga një ministre, që fatkeqësisht për ne, por jo me fajin e saj, është jo kompetente edhe e papërvojë dhe më shumë ka prodhuar skandale humoristike në arenën ndërkombëtare se sa punë të mira për vendin tonë. Fatkeqësisht këto “memes” në gjuhën e re, janë bërë më të popullarizuara se serialet humoristike të vendit tonë. Kjo lloj satire po prodhon pasoja, sepse ajo po përdoret edhe nga Serbia edhe nga armiqtë e tjerë në arenën ndërkombëtare”, është shprehur ai./21Media

Back to top button