Krasniqi merr pjesë në mëngjesin e lutjeve në Washington

Populli i Kosovës është falënderues ndaj SHBA-ve

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka marrë pjesë në mëngjesin e lutjeve në Kongresin Amerikan.
“Në biseda shumë miqësore, në mënyrë të veçantë me kongresmenët Joe Wilson nga South Carolina, Tim Walberg e John Moolenar nga Michigan, Louie Gohmert nga Texas, Juan Vargas nga California dhe Bob Good e Ben Cline nga Virginia, shpreha qëndrimin e vendosur të popullit të Kosovës që, pas sukseseve që kemi arritur së bashku deri më sot përmes koordinimit dhe bashkëpunimit, rrugëtimi ynë përpara drejt aspiratave të fuqizimit dhe integrimit nuk ka alternativë tjetër”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.
Ai tha se populli i Kosovës është falënderues ndaj SHBA-ve.
“Ishte nder i veçantë që në kuadër të vizitës sime zyrtare në Washington DC, të ftohem për të marrë pjesë në takimin tradicional të mëngjesit të lutjeve, që mbahet çdo të enjte në Kongresin Amerikan. Rreth 20 kongresmenë me përvojë, të cilët u kthyen në Kongres pas zgjedhjeve të mesit të mandatit që u mbajtën javën e kaluar në SHBA, i falënderova për rëndësinë e veçantë që i kushtojnë Kosovës dhe popullit tonë në punën e tyre. Në biseda shumë miqësore, në mënyrë të veçantë me kongresmenët Joe Wilson nga South Carolina, Tim Walberg e John Moolenar nga Michigan, Louie Gohmert nga Texas, Juan Vargas nga California dhe Bob Good e Ben Cline nga Virginia, shpreha qëndrimin e vendosur të popullit të Kosovës që, pas sukseseve që kemi arritur së bashku deri më sot përmes koordinimit dhe bashkëpunimit, rrugëtimi ynë përpara drejt aspiratave të fuqizimit dhe integrimit nuk ka alternativë tjetër. Populli i Kosovës është falënderues ndaj SHBA-ve për rolin e tyre në krijimin dhe ndërtimin e shtetit tonë dhe miqësinë e ndërtuar ndër vite jemi të përkushtuar që ta mbrojmë dhe ta kultivojmë përjetësisht!”, ka shkruar Krasniqi./21Media

Back to top button