Krasniqi në SHBA do të ketë takime në Kongres, Senat dhe Departamentin e Shtet

Krasniqi në fillim të javës së ardhshme do të qëndrojë në Bruksel

Javën e ardhshme, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, do të udhëtojë për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në kryeqendrën e Bashkimit Evropian, Bruksel.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar Zyra e Komunikimit të PDK-së.
“Lideri i opozitës, Memli Krasniqi në ShBA do të pritet në takime në Departamentin e Shtetit, e po ashtu do të takohet edhe me zyrtarë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Kreu i PDK-së gjithashtu do të ketë takime edhe në Kongres e Senat, ndërsa do ketë takime edhe në disa prej instituteve dhe think-tanks kryesore amerikane”, ka thënë PDK për rtv21.tv.
Para vizitës në ShBA, Krasniqi në fillim të javës së ardhshme do të qëndrojë në Bruksel, për takime në Parlamentin Evropian dhe në Shërbimin për Veprim të Jashtëm Evropian./21Media

Back to top button