Boksieri Haxhi Robin Krasniqi është kampion i ri në peshën gjysmë të rëndë, në IBO dhe WBA.

Krasniqi sonte arriti të nokautojë në raundin e tretë Dominic Bosel-in, kampionin e IBO dhe WBA.

Pas dy dështimeve në vitet 2013 dhe 2015, Haxhi Robin Krasniqi u kthye sonte për luftën e tretë të titullit të kampionit të botës, në të cilën arriti të triumfojë.