Krasniqi: Nuk ka mundësi në mënyrë absolute të ndalohen sulmet terroriste
![](https://i0.wp.com/rtv21.tv/wp-content/uploads/2024/12/Krasniqi-1.png?resize=780%2C469&ssl=1)
(Lajm i përditësuar)
Krasniqi: Nuk ka mundësi në mënyrë absolute të ndalohen sulmet terroriste
Eksperti i anti-terrorizmit Kolë Krasniqi në ”Click” të RTV21 deklaroi se sulmet terroriste nuk mundësi me u parandalu.
”Nuk ka mundësi në mënyrë absolute të ndalohen sulmet terroriste, pavarsisht intelegjencës së një shteti është problem me u parandalu për faktin që terroristet veprojnë me një konspiracion të thellë”, tha Krasniqi.
Krasniqi: Nuk ka pasur nevojë që menjëherë pas shperthimit të dërgohet FSK-ja
Eksperti i anti-terrorizmit Kolë Krasniqi në ”Click” të RTV21 tha se nuk ka pasur nevojë që menjëherë pas shperthimit të dërgohet FSK-ja në vendin e ngjarjes.
”Egziston një marrëveshje mes Qeverisë dhe NATO-së që FSK-ja nuk mund të dërgohet pa pelqimin e NATO-së në veri, nuk ka pasur nevojë që menjëherë pas shperthimit të dërgohet FSK-ja, për faktin se sigurinë e objekteve strategjike të vendit jo veç në Kosovë por në të gjitha vendet perendimore e bëjnë njesitë e posaqme të Policisë”, tha Krasniqi.
Eksperti i anti-terrorizimit, Krasniqi: Gjetja e armatimit të ri është shqetësuese
Eksperti i anti-terrorizmit Kolë Krasniqi në ”Click” të RTV21 ka komentuar gjetjen e një sasie të konsiderueshme municioni, armësh dhe uniformash gjatë basisjes së zhvilluar në një ahur në veri të vendit.
Krasniqi tha se armatimi i ri që është gjetur në Kosovë është tejet shqetësuse.
”Një pjesë e atij armatimi rrjedh na sulmi i Bajnskës, kurse një pjesë e armatimit është i ri që ka ardhur pas sulmit të Bajnskë, është mjaft shqetësuse kjo do të thotë se kemi armatim të ri kemi plane të reja ose kemi përpjekje për plane që kanë mbetur nga sulmi në Bajnskë”, tha Krasniqi.
Krasniqi: Sulmi në kanalin e Ibër Lepencit, sulm terrorist
Eksperti i anti-terrorizmit Kolë Krasniqi në ”Click” të RTV21 tha se sulmi që nodhi të premten në kanalin e Ibër Lepencit pa dyshim se është sulm terrorist.
Krasniqi ka thënë se ky sulm është kryer nga një strukturë të organizuar terroriste.
”Pa dyshim se ka ndodhur një sulm terrorist, për faktin se anjë situatë askush nuk mund të pretendoj se kryesit e këtij sulmi kanë pasur ndonjë motiv tjetër ppos motivit të qart politik”, tha Krasniqi.
Ai tutje ka shtuar se kryerja e këtij sulmi ”nuk ka ndodhur pa një përgaditjje, dhe s’ka ndodhur nga një ose dy kryes por kemi të bëjmë me një strukturë të organizuar terroriste e cila ka vëzhguar terenin për një kohë të caktuar dhe në rrethana të caktume e ka kryer aktin i cili ka mujt me shkaktu pasoja të mëdha”.