Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ka njoftuar se ka zhvilluar një takim virtual me një delegacion të Bankës Botërore.

Ai ka thënë se vlerëson lartë bashkëpunimin dhe partneritetin e deritashëm me Bankën Botërore.

“Qeveria e Kosovës është e interesuar që të punoj me intensitet të shtuar në ballafaqimin e situatës së krijuar nga pandemia globale COVID 19 dhe pasojave të shkaktuara sidomos tek ndërmarrjet e vogla dhe të mesme”, ka thënë Veseli.

Në postimin e tij në Facebook, Krasniqi ka bërë të ditur se temë tjetër e këtij takimi virtual ishte edhe rritja e konkurrueshmërisë dhe gatishmërisë për eksport, ku ai ka potencuar se si MTI janë të interesuar të përshpejtojnë implementimin e këtij projekti që zyrtarisht ka filluar nga mesi i vitit 2018.

“Një sfidë e veçantë është edhe miratimi i Ligjit për Inspektimet i cili pritet të miratohet deri në fund të marsit 2021. Aprovimi i Ligjit do të mundësojë inicimin e procesit të prokurimit të platformës elektronike “E-Inspektori” që do të financohet nga projektit CERP-së në vlerë prej 2-3 milionë euro”, ka shkruar ministri./21Media