Ai tha se kur VV-ja ka hy në Kuvend, diskursi politik ka ndërruar

Ai tha se kur VV-ja ka hy në Kuvend, diskursi politik ka ndërruar

Pas replikave të shumta të anëtarëve të Vetëvendosjes dhe atyre te Partisë Demokratike të Kosovës ka reaguar edhe gazetari Besnik Krasniqi, duke thënë se edhe PDK është si VV-ja.

“Kur Lëvizja Vetëvendosje! ka hy në Kuvend, diskursi politik ka ndërru. Pjesë e tij janë bërë edhe sharja e fyerja, edhe nëna e baba, edhe gjyshja e babgjyshi, edhe çika e djali, edhe motra e vëllau, edhe mixha e halla, edhe tezja e daja, edhe mesa e nipi… Është fakt se Vetëvendosje! ka sjellë aty ide përmbajtësore për shumë tema politike. Ka prodhu debat intelektual. Dhe, ka mbrri me parandalu politika të dëmshme”, ka thënë përmes një postimi në “Facebook”.

Ai thotë se ka pasur edhe subjekte të tjera para tyre që, sipas tij po kështu, kanë qenë larg të tjerëve për kah idetë politike, por nuk kanë sharë. “Ata nuk janë më në Kuvend”, ka shkruar Krasniqi.

Sipas Krasniqit në zgjedhjet e fundit, populli i votoi ata që, krahas alternativës qeverisëse që japin dhe denoncimit të abuzimeve që bëjnë, edhe shajnë, fyejnë e bërtasin.

“Dhe, ajo që po shohim tash është se, këtë strategji të Vetëvendosje!-s po e përvetëson Partia Demokratike, subjekti më i goditur në zgjedhjet e fundit”, ka përfunduar ai./21Media