Krasniqi: Pas 5 vjetësh “në dyzen”, raporti Kurti–Osmani do të ndikojë tek votuesit 

(Lajm i përditësuar)

Krasniqi: Pas 5 vjetësh “në dyzen”, raporti Kurti–Osmani do të ndikojë tek votuesit

Niq Krasniqi ka komentuar përplasjen e fundit mes Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, duke theksuar se marrëdhënia e tyre gjatë pesë viteve ka qenë relativisht e qetë, por tensionet kanë arritur kulmin pas ngjarjeve në Davos.

“Kurti e Osmani nuk kanë pasur përplasje në hapa për 5 vite. Deri më 28 dhjetor, punët kanë qenë në rrjedhë normale. Përplasja ka ndodhur në Davos dhe tashmë është reale, më e madhe sesa personale dhe sesa lokale. Sa më shumë të rritet kjo përplasje, aq më shumë do të shfaqet te kutia e votuesit,” tha Krasniqi.


Rasti në Austri, Niq Krasniqi zbulon “prapaskenat”: Ndërtimtaria në duart e shqiptarëve

Niq Krasniqi veprimtar në Austri në ”Click” të RTV21 ka deklaruar se shumica e punëtorëve që humbën jetën në tragjedinë në Austri, kishin mbi 15 vjet që jetonin atje, duke theksuar se rasti dyshohet të jetë pasojë e një gabimi njerëzor ose teknik.

“Shumica e punëtorëve që ishin viktima ishin atje që 15 vjet. Edhe pse ndërtesa ishte diku 100 vjet e vjetër, ishte me procedura të rregullta. Siç e kuptova deri tani, është gabim njerëzor ose teknik,” tha Krasniqi.

Ai shtoi se Austria vazhdon të jetë një nga destinacionet kryesore për emigrimin e kosovarëve, për shkak të mundësive në tregun e punës.

“Ndërtimtaria është sektor ku punojnë kryesisht shqiptarët nga Kosova. Dikur vijnë edhe turqit, por nuk gjen bullgarë, rumunë, hungarezë, afrikanë apo aziatikë. Kjo fushë është pothuajse në duart e austriakëve, ish-jugosllavëve, turqve dhe shqiptarëve. Madje, gjenerata e dytë ka nisur të ndërtojë edhe kompani ndërtimore,” shtoi ai.

Duke folur për reagimin institucional, Krasniqi vlerësoi angazhimin e ambasadës, por theksoi nevojën për një qasje më të gjerë nga shteti.

“Ambasada është treguar e kujdesshme për atë çka ka ndodhur, por shteti duhet të kujdeset për migrimin. Kur dikush emigron nga Kosova, shteti duhet të kujdeset për hapat tutje,” përfundoi Krasniqi./RTV21/21Media

Back to top button